Ivan Gvozdenoviç, e mbyll me Elbasanin. Klubi verdheblu zyrtarizon largimin e trajnerit serb pas bumbjes me Skënderbeun

Ivan Gvozdenoviç nuk është më trajner i Elbasanit. Pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e trajnerit serb, klubi verdheblu ka dalë me një deklaratë ku ka konfirmuar se gjithçka ka përfunduar. “E falënderojmë Ivanin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar gjatë këtij rrugëtimi. Rrugët tona ndahen, por historia që shkruam së bashku do të mbetet përgjithmonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit…

Njoftimi i klubit të Elbasanit:

FALEMINDERIT, IVAN GVOZDENOVIC! 💛💙

AF Elbasani njofton se trajneri Ivan Gvozdenovic ka paraqitur dorëheqjen e tij, vendim të cilin klubi e ka pranuar me respekt dhe mirëkuptim.

Së bashku kemi përjetuar momente të paharrueshme, kemi festuar suksese dhe kemi shkruar faqe të rëndësishme në historinë e klubit tonë.

E falënderojmë Ivanin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar gjatë këtij rrugëtimi.

Rrugët tona ndahen, por historia që shkruam së bashku do të mbetet përgjithmonë!

Faleminderit për gjithçka, Ivan! Të urojmë suksese në të ardhmen!

 

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe