Problemet që shoqëruan Kampionatin Kombëtar të boksit për të rritur, kur në ditën e fundit të finaleve të zhvilluara në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ndeshjet u ndërprenë si shkak incidenteve të ndodhura mes tifozëve, trajnerëve dhe sportistë, kanë detyruar Presidentin e Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli të paralajmërojë dorëheqjen nga posti i tij. Dhe, këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se në ditët në vazhdim do të ketë një mbledhje të zgjeruar me strukturat e federatës ku do t’i kërkojë dorëheqjen nga posti që mban.
“Te dashtur miq!
Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time.
Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare.
Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.
Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton…
f.κ”, citohet në deklaratën e presidentit Kalivopulli.
Ndërkohë, deklarata në fjalë e zotit Kalivopulli ka marrë një vemendje jo të vogël në opinionin sportiv, mes të cilave janë edhe kolegë, miq të tij të afërt dhe drejtues institucionesh sportive, të cilët nuk janë dakord me vendimin e tij, dhe duke e njohur për cilësitë dhe vlerat e tija pozitive, në detyrë dhe jetën e përditshme, e këshillojnë që ta rishikojë vendimin e tij duke vijuar punën e tij, sepse sipas tyre, boksi shqiptar ka nevojë për praninë e tij në drejtim.