Sunday, April 28, 2024

Futboll Kategoria e Dytë/Luhet sot java e parë. Ada pa trajner që në start, Murlani vjen si debutues nga e treta, Veleçiku i rënë nga e para i blinduar në pankinë dhe lojtarë formacioni

Lexo

Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar luan sot ndeshjet kryesore në të dy grupet, A dhe B. Në fakt, ndeshjet e kësaj categories kanë nisur që të shtunën me dy takimet, Gramshi-Luzi 2-2 dhe Labëria-Sopoti 2-1. Ndërkohë, sot në garë për javën e parë janë edhe nëntë çifte, starti i të cilave do të jetë në orën 16.00.

Në grupin A ku bëjnë pjesë edhe skuadrat veriore, tërheq vemendjen Ada e Velipojës, e cila dy ditë përpara startit të kampionatit ka mbetur pa trajner. Kjo, pasi Zamir Lumanaj që mori drejtimin e velipojakëve pak ditë më parë, për arsye personale është tërhequr për momentin nga drejtimi i skuadrës. Ada, jo vetëm pa trajner por edhe me problem jo të vogla të kontigjentit të futbollistëve luan brenda duke pritur Elbasanin, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Adriatik” të Velipojës.

Ndërkohë në kampin e KF Murlani, i cili me vetëm një vitë formim konkuron në kategorinë e tretë dhe menjëherë kualifikohet në të dytën ka optimizëm në këtë prag fillimi të kampionatit. Falë një organizimi perfekt të klubit nga ana e presidences, trajneri Altin Xhahysa ka në dispozicion një skuadër shumë më të mirë nda sezoni i kaluar ku spikatja më e dukshme është ajo e ardhjes së portjerit me përvojë, Erind Selimaj. Ndonëse debutues në këtë kategori, Murlani do të provojë surprizën që në startin e javës së parë përballë Internacionalit në transfertë.

Pjesë e Grupit A është edhe Veleçiku i Koplikut, i cili pas dështimit të sezonit të kaluar duke rënë nga kategoria e parë në të dytën me emërimin në krye të skuadrës të trajnerit Haris Lika ka bërë një merkato tejet cilësore duke afruar shumë emra të njohur futbollistësh shkodranë që kanë luajtur me sukses jo shumë larg edhe në Superligë. Koplikasit presin në javën e parë Klosin në fushën e tyre duke pasur vetëm një orbjektiv, fitoren.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së parë

Grupi A

SHËNKOLLI – ILIRIA | 16:00

INTERNACIONAL – MURLANI | 16:00

ADA – KF ELBASANI | 16:00

VELEÇIKU – KLOSI | 16:00

ORIKU – BULQIZA | 16:00

Grupi B–

NAFTËTARI – GRAMOZI | 16:00

ALBPETROL – KËLCYRA | 16:00

AF LUFTËTARI – PËRMETI | 16:00

DEVOLLI – TEPELENA | 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img