Shqipëria do të organizojë turneun ndërkombëtar të boksit „Grushti i hekurt“. Në këtë veprimtari boksi shqiptar do të përfaqësohet me 8 konkurentë. Midis tyre është edhe Alban Bermeta, i cili mban vendin e 44 në botë me 14 fitore 1 barazim në boksin profesionist
Bermata konkuron në peshën “light havy”. Përballë tij do të jetë kundërshtari i fortë turk Fatih Keles i 40-ti në botë. Boksieri shqiptar me fitoren ndaj kundërshtarit turk synon të rrijë të hyjë midis 15 më të mirëve në botë në boksin profesionist. Rezultat i paarritur më parë nga boksierët shqiptarë.
Edicioni i dytë i turneut ndërkombëtar “Grushti i hekurt” zhvillohet në 22 mars në sallën sportive “Farie Hoti” në Tiranë.