Wednesday, May 15, 2024

(Video) Bashkia Pukë, projekte të reja për zhvillimin e sportit. Këshilli Bashkiak, miraton krijimin e ekipit të parë në sportin e boksit

Lexo

Bashkia Pukë po i kushton një vemendje të madhe zhvillimit të sportit duke kërkuar, që jo vetëm futbolli, mundja, alpinizmi dhe skitë të jenë prioritarë të zonës së tyre, por për vitin 2024 ka projekte ambicione për zhvillimin edhe të sporteve të tjerë.

Një gjë e tillë është trajtuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Pukës, ku pas diskutimeve të antarëve kanë marrë votat përkatëse realizimi i disa projekteve të paraqitura nga kryetari Rrok Dodaj.

Njëri prej tyre që ka qënë edhe pika kryesore e rendit të ditës ka pasur të bëjë me miratimin e krijimit të ekipit të boksit, një risi kjo për bashkinë Pukë. Dhe, kjo është bërë e mundur pas një bashkëpunimi të mirëfilltë me dy specialistët e sportit të boksit, ish kampionët e Vllaznisë, vëllezërit Emiliano dhe Klaodio Çekini.

Njëri prej tyre, Emiliano ka qënë i ftuar në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Pukë, ku ka shpalosur projektin e tij të zhvillimit të sportit të boksit në Bashkinë Pukë.

Ndër të tjera, Çekini ka premtuar se me përvojën e tyre disa vjeçare në këtë sport, do të bëjnë të mundur që Puka të përfaqësohet denjësisht në aktivitetet kombëtare të boksit, mdaje deri në kufijtë e pretendimet për fitimin e titullit kampion kombëtar, fillimisht me moshat dhe më pas edhe me të rriturit.

Përpos kësaj, Çekini ka premtuar që në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Boksit, në Pukë të organizohen aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare boksi duke bërë që masiviteti në rininë pukjane për këtë sport të jetë sa më i madh.

“Krahas futbollit, mundjes, alpiniznit, skive, sot u miratua marrëveshja për krijimin e ekipit të boksit, i cili sipas projektit të prezantuar, do të jetë një nga disiplinat më elitare të sportit pukjan dhe që synon arritjen e trofeve të ndryshme. Paralelisht me këtë lajm të bukur për sportin pukjan, pohojmë se shumë shpejt do fillojmë nga puna dhe me zbatimin projekteve të infrastrukturës sportive, të cilat vijnë të financuara nga FSHF-ja, institucione, organizata dhe partnerë të tjerë. Bashkë mundemi të bëjmë realitet premtimet tona!”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë Pukë.

(Video) Mbledhja e Këshillit Bashkiak Pukëgjatë së cilës referoi trajneri shkodran i boksit Emiliano Çekini në lidhje me krijimin e ekipit të parë të boksit në Pukë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img