Friday, November 22, 2024

Boks Profesionist- “Grushti i hekurt”, triumf kuqezi në Tiranë

Lexo

Jaka, Karaj, Çullhaj, Ramo, Beqiri, Bermeta e Nurja detyrojnë kundërshtarët të dorëzohen

“Grushti i hekurt” në boksin profesionist e ka mbyllur me sukses edicionin e tij të dytë të premten pasdite në sallën olimpike “Feti Borova”. 16 ndeshje jo vetëm për djem, por dhe për femra, ndërsa entuziasmi ka qenë më shumë se sa i madh. Aq më tepër që të pranishëm kanë qenë edhe autoritete të larta të sportit. Kjo që nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, drejtori i sporteve në Bashkinë e Tiranës, Gjergj Muzaka, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, si dhe ai i Unionit të Boksit Profesionist në Shqipëri, Ilir Bregasi.

Fitorja e parë e Shqipërisë ka ardhur Xhuzepe Jaka ndaj boshnjakut Milosh Janjanin në një ndeshje me katër raunde nga tre minuta. Më pas ka vijuar Armando Karaj, që në debutimin e tij si boksier profesionist ka mundur me nokaut boshnjakun Dejan Radosheviç. Tjetër fitore me nokaut, këtë herë në raundin e dytë, në mbrëmjen e së premtes do të vinte nga Mikel Çullhaj, që mundi gjeorgjianin Aduashvili. Aleksandër Ramo do të triumfonte ndaj kolumbianit Riaskos, kurse Alban Beqiri do ta detyronte kundërshtarin e tij të tërhiqej. E bëhet fjalë për turkun Sahineroi. Me triumf suksesi i Alban Bermetës ndaj turkut Keles i Denis Nurjes ndaj namibianit Shinima.

E kjo mbrëmje boksi tashmë do t’ia lërë radhën një tjetër aktiviteti në “dorezat” profesioniste më 30 mars në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img