Friday, May 3, 2024

(Video) Volejboll Femra-Vllaznia nuk ia del në kryeqytet. Tirana e blinduar me të huaj në pankinë dhe stol, fiton në javën e 13-të

Lexo

Tirana-Vllaznia,  3-0 (25-19,  25-15,  25-17)

Vllaznia e volejbollit femra ishte mysafire në kryeqytet duke u ndeshur me Tiranën vendase për llogari të javës së 13-të të kampionatit kombëtar të kategorisë së Superligës.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani vinte në këtë ndeshje pas fitores së pastër 3 me 0 të javës së kaluar teksa mundi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës Teutën e Durrësit.

Përballë një Tirane të mirëorganizuar dhe mirëfinacuar që tashmë drejtohet nga një trajner turk, duke pasur në përbërje edhe katër volejbolliste të huaja, volejbollistet kueblu e kishin mjaft të vështirë të përballonin forcën e kësaj skuadre.

Referuar kronikës së lojës, vetëm seti i parë kishte një rivalitet disi më të madh. Set, në të cilin Vllaznia mori duatrokitje nga publiku vendas për lojën cilësore, por në disa raste edhe kryesimin në rezultat. Megjithatë, një gjë e tillë shkoi deri tek pika e 19-të, sepse më pas kualitetet bardheblu bënë diferencen duke e mbyllur setin në fitore 25 me 19.

Edhe pse përpjekjet e skuadrës kuqeblu vazhdojnë të jenë prezente edhe në dy setet e tjerë, Tirana, në gjirin e së cilës luan si titullare edhe shkodranja e talentuar Stela Kiri, vazhdon dominimin, madje në setin e dytë, fitorja vjen me shifra më të thella, 25 me 15.

Pas avantazhit me sete, 2 me 0, Tirana e ka më te lehtë për të udhëhequr dhe fituar edhe setin e tretë me shifrat 25 me 17 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin, 3 me 0.

(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit femra, Tirana-Vllaznia 3-0. Superliga-Java e 13-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img