Sunday, May 19, 2024

Boks-Sot dita e dytë e K. Kombëtar. 5 kuqeblu në ring: Rifat Bajrami, Fiorald Xhemalaj, Asmir Skutina, Flavio Meta, Nelson Hysa

Lexo

Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur, i cili nisi mbrëmë në pallatin e sportit ” Fahrie Hoti” të kryeqytetit, vazhdon sot me ndeshjet e ditës së dytë. Vllaznia e drejtuar nga kryetrajneri Zef Gjoni dhe kolegët e tij, Lazarin Vila, Besnik Limani dhe Jetmir Kuçi, pas suksesit të ditës së parë me fitoret e boksierit Asmir Skutina në peshën deri në 60 kg, Senad Drinit dhe Bekim Vjerdhes në peshën 86 kg, pritet të vijojë edhe me fitore të tjera në ditën e dytë për ngjyrat kuqeblu.

Sipas kalendarit të zyrtarizuar nga ana e gjyqtarisë, pr ekipin e Vllaznisë, sot në ring do të ngjiten 5 boksierë: Rifat Bajrami 48 kg, Fiorald Xhemalaj 48 kg, Asmir Skutina  60 kg, Flavio Meta 80 kg dhe pesha super e rëndë +92 kg, Nelson Hysa. Boksierë këto, që sipas vlerave që dispononjnë pritet t’i mbyllin ndeshjet me sukses duke bërë që Vllaznia të shkojë në ditën e tretë finale me një numër të madh boksierësh finalistë duke pasur objektiv fitimin e titullit kampion si ekip, i 25-ti sipas radhë për kuqeblutë.

Dita e parë, ndeshjet e Vllaznisë:

Pesha 60 kg: Asmir Skutina ( Vllaznia) fiton përball boksierit Elvis Llanaj (Apollonia)

Pesha 86 kg: Senad Drini ( Vllaznia) fiton përball boksierit Renald Bizhga ( Flamurtari)

Pesha 86 kg: Bekim Vjerdha ( Vllaznia) fiton përball boksierit Luis Gjolena ( Tirana)

Kalendari i ndeshjeve të Ditës së Dytë për boksierët e Vllaznisë

Rifat Bajrami 48 kg.

Fiorald Xhemalaj 48 kg.

Asmir Skutina 60 kg.

Flavio Meta 80 kg.

Nelson Hysa +92 kg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img