Sunday, November 24, 2024

BOKS – Starton sot në Shkodër, Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur

Lexo

Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur që është edhe veprimtaria më e rëndësishme e vitit për Federatën Shqiptare të Boksit starton sot në qytetin e Shkodrës. Për tre ditë me radhë, 16-17-18 shtator, boksierët më të mirë të Shqipërisë do të konkuropjnë në ringun e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” për të përcaktuar ekipin kampion të vitit 202, por edhe për vendet e para individuale në peshat përkatëse.

Vllaznia e Shkodrës nën drejtimin e trajnerit, Zef Gjoni, do të përfaësohet me 12 boksierë duke plotësuar kështu 12 peshat zyrtare që FSHB ka miratuar për garën e këtij sezoni sportiv duke pasur si objektiv parësor fitimin e titullit kampion. Krahas emrave të njohur të boksit shkodran, si Kristian Demaj, Nelson Hysaj, Arjon Kajoshi, në ring do të ngjiten edhe boksierë të rinjë të talentuar, siç është rasti i kampionit të të rinjëve, Xhoi Eliazi, që në këtë aktivitet është zotuar për fitimin e titullit kampion në peshën e tij.

Risi për Vllazninë në këtë kampionat është se në formacionin e saj do të konkurojnë edhe tre boksierë kosovarë, Luar Aliu në peshën 57 kg, Bashkim Bajoku pesha 54 kg dhe Shpëtim Bajoku pesha 63.5 kg, të cilët vijnë si kampion të kampionatit kosovar me objektiv për të bërë të njëjtën gjë edhe në kampionatin shqiptar, jo vetem si individë, por edhe për të kontribuar në fitimin e titullit kampion të ekipit Vllaznia.

Dita e parë e këtij kampionati fillon sot në orën 17.30 ku përpara ngjitjes në ring të boksierëve do të jetë ceremonia e hapjes së aktivitetit. Edhe dita e dytë, ajo e së premtes fillon në orën 17.30, ndërsa dita e tretë që është edhe finalja e kampionatit është vendosur të zhvillohet paraditen e së shtunës duke fillaur nga ora 11.00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img