Boks/Turneu Ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2022-Nihuni me fituesit e Ditës së Parë

Turneu i 18-të Ndërkombëtar i Boksit “Memorial Vllaznia 2022” ka startuar pasditen e së premtes me takimet eleminatore të ditës së parë. Përfaqësuesit e ekipeve: Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria janë ngjitur në ringub e pallatit të sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke u ballafaquar në tetë duele.

Krahas Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, Florian Kalivopulli, dhe autoriteteve të tjera të sportit të boksit nga Shqipëria dhe Kosova, takimet e ditës së parë të Turneut ndërkombëtar të Boksit i ka ndjekur prej së afërmi edhe kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahija.

Rezultatet teknike të dueleve në ditën e parë të Turneut janë këto:

  1. Pesha 57 kg. Mauro Cani(Albania)-Javier Diaz(Bullgari), fiton Diaz
  2. Pesha 57 kg. Kristian Koço(Albania)-Lorent Murati(Kosovë), fiton Murati
  3. 80 kg. Arjon Kajoshi(Albania)-Kristian Nikolov(Bullgari), fiton Kajoshi
  4. 80 kg. Altin Shala(Kosovë)-Ali Azemi(Maqedonia Veriut), fiton Azemi
  5. 86 kg. Petar Lijeseviç(Mali Zi)-Remzo Mustafiç(Kosovë), fiton Lijeseviç
  6. 86 kg. Milorad Puriç(Mali Zi)-BesaR Sulaj(Albania), fiton Puriç
  7. 92 kg+Mehmet Hodo(Albania)-Jordan herkondez(Bullgari), fiton Hodo
  8. 92 kg +Geljan Rojku(Albania)-Dimitrije Miliç(Mali Zi), fiton Rojku

Në mbyllje të ditës së parë,  kryegjyqtar i aktivitetit, Baftjar Abazi, ndërsa vlerësoi cilësinë e ndeshjeve në ring, komplimento edhe anën organizative të aktivitetit.

Turneu Ndërkombëtar i Boksit, “Vllaznia 2022” vijon paraditen e së shtunës me ditën e dytë, ditë kjo që do të ballafaqojë në ring boksierët më të mirë finalist të çdo peshe ku do të përcaktohen edhe kampionët individual si dhe klasifikimin ekipor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu