Bosnje Hercegovinë-Katar 3-1(Shënues:29′ Alajbegovic, 34′ Abunada(aut), 80′ Mahmic/ 42′ Al Haydos)
Bosnje Hercegovina e mbylli me fitore aventurën e saj në Grupin B të Kupës së Botës 2026 duke triumfuar 3-1 ndaj Katarit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Boshnjakët kaluan në avantazh në minutën e 29-të me Alajbegovic ndërsa vetëm pesë minuta më vonë diferenca u dyfishua pas autogolit të Abunadës.
Katari reagoi para pushimit dhe ngushtoi shifrat në minutën e 42-të me Al Hajdos,duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim në pjesën e dytë.
Megjithatë Bosnja kontrolloi lojën dhe vulosi fitoren në minutën e 80-të falë golit të Mahmic i cili vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Pavarësisht suksesit Bosnja nuk arriti të sigurojë kualifikimin pasi e mbylli grupin me katër pikë po aq sa Kanadaja por me golavarazh më të dobët.
Nga ana tjetër Katari e mbylli aventurën e tij në vendin e fundit të Grupit B me vetëm 1 pikë.
Fatos LAMAJ


