Botërori 2026-Zvicra mund Kanadanë 2-1, siguron vendin e parë në Grupin B Grupi B

Lexo

- Reklamë -spot_img

Zvicer – Kanada 2-1 (Shënues: Vargas 46′, Manzambi 57’/Promise David 76′)

Zvicra ka siguruar vendin e parë në Grupin B të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Kanadanë me rezultatin 2-1 në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar helvetët gjetën avantazhin menjëherë pas rikthimit nga pushimi.

Ishte Vargas ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 46-të duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Presioni zviceran vazhdoi dhe në minutën e 57-të Manzambi realizoi golin e dytë duke afruar ekipin drejt fitores.

Kanadaja nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 76-të kur David ngushtoi diferencën në 2-1.

Megjithatë minutat e mbetura nuk sollën ndryshim të rezultatit dhe Zvicra administroi me sukses avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë fitore Zvicra e mbyll Grupin B në vendin e parë me shtatë pikë dhe siguron kualifikimin si kryesuese.

Nje Zvicer qe po vjen ne rritje e qe do te jete ndryshe ne vazhdim, pa harruar Kanadane, pertej humbjes.

Shkon ne nente numri i skuadrave te kualifikuara per me tej pas Meksikes, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Gjermanise, Argjentines, Frances, Norvegjise dhe Kolumbise.

Nga ana tjetër edhe Kanadaja avancon gjithashtu në fazën tjetër nga vendi i dytë me katër pikë falë golavarazhit më të mirë se Bosnja.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img