Kolumbi-Kongo 1-0(Shënues: Daniel Munoz 6’)
Kolumbia ka mar një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kongos në ndeshjen e dytë të Grupit K të Kupës së Botës 2026 duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt.
Ndeshja nisi vrullshëm për kolumbianët të cilët menduan se kishin kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Daniel Munoz.
Megjithatë pas verifikimit të aksionit goli u anulua për pozicion jashtë loje duke lënë rezultatin të pandryshuar.
Kolumbia vazhdoi të ushtrojë presion gjatë gjithë takimit ndërsa Kongo u mbrojt me disiplinë dhe kërkoi të rrezikonte me kundërsulme.
Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave.
Pas pushimit Kolumbia shtoj ritmin dhe më në fund gjetën golin e shumëpritur në minutën e 76-të.
Pikërisht Daniel Munoz të cilit iu anulua goli në fillim të sfidës arriti të dërgoj topin në rrjetë dhe kësaj here festa ishte e ligjshme duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Në minutat e mbetura Kongo tentoi të reagoj por mbrojtja e Kolumbisë qëndroi e fortë deri në fund duke siguruar tre pikë me shumë vlerë.
Fatos LAMAJ


