Botërori 2026- Grupit L/ Goli i veteranit Budimir, i jep fitoren minimale Kroacisë ndaj Panamasë dhe mbetet në garë për kualifikim

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kroaci-Panama  1-0(Shënues: Budimir 54’)

Kroacia ka marrë një fitore minimale por shumë të rëndësishme ndaj Panamasë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e tretë të Grupit L të Kupës së Botës 2026.

Livakovic ne porte me pritjet e tij dhe Budimir me golin e shenuar jane lavdia e Kroacise se Zlatko Dalic. Nje fitore ndaj Panamase, qe e mban ne loje Kroacine per te qene ne dy vendet e para te grupit L. Aq me teper qe Anglia e Gana jane vetem nje pike larg.

Nuk ka qene nder ndeshjet me te mira te Kroacise, edhe sepse Luca Modric me teper prish se sa ndreq pune. Ne momente te caktuara duket nje Kroaci e paqarte ne loje, qe e zgjidhi ndeshjen vetem me nje moment.

Ndryshe Panamaja e Christiansen, e cila largohet nga Boterori me koken lart duke mbetur e pakenaqur dhe nga arbitrimi. Sepse dha gjithcka, por nuk mori asgje. E ketu eshte dhe ceshtje fati. Rodriguez godet traun, kurse portieri kroat eshte i pakalueshem.

Referuar kronikws sw lojws, pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat me raste të pakta shënimi dhe shumë luftë në mesin e fushës.

Panama u përpoq të surprizonte me kundërsulme të shpejta ndërsa kroatët kontrolluan më shumë topin por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 54-të kur sulmuesi veteran Budimir shfrytëzoi në maksimum një aksion të mirë të skuadrës së tij dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin Kroacisë.

Pas golit Panamaja tentoi të reagojë dhe të rikthehej në lojë por mbrojtja kroate u tregua e vendosur duke ruajtur epërsinë deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img