Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e sotme përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh, si dhe e përqëndruar maksimalisht në prag të kësaj sfide të rëndësishme.

Për këtë takim, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion lojtaren Alma Hilaj, e cila do të mungojë për shkak të kartonëve të marrë në dy ndeshjet e para si dhe mbrojtësen Melissa Tom.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet nesër në orën 20:15 (CET) në stadiumin “Stok Cae Ras” dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img