Tuesday, November 26, 2024

Botërori i boksit-Kombëtarja kuqezi niset drejt Uzbekistanit

Lexo

Kombëtarja shqiptare e Boksit është pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror i cili zhvillohet në Tashkent (Uzbekistan). Në përbërje të ekipit tonë kombëtar bëjnë pjesë boksierët: Arjol Zeneli, Krenar Zeneli të Flaurtarit, Ani Haxhillari, Denis Nurja të Studentit, dhe dy shkodranët e Vllaznisë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.

Pjesë e delegacionit sportive shqiptar, janë edhe dy trajnerët e ekipit kombëtar, vlonjati Gëzim Zeneli dhe shkodrani Lazarin Vila, ndërkohë që për arsye personale nuk ka mundur të udhëtojë me skuadrën kryetrajneri i kombëtares, Zef Gjoni.

Nga sa bëhet e ditur, ndeshjet e botërorit të Uzbekistanit, do të nisin me datë 1 maj dhe do të vazhdojnë deri me datë 14 maj. I urojme suksese ekipit tonë kombëtar për një përfaqësim sa më dinjitoz.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img