Norvegji – Angli 1-2 (Shënues: Schjelderup 36’/Beĺlingham 45’+2, 93′)
Anglia është skuadra e radhës që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 pasi triumfoi 2-1 ndaj Norvegjisë në një përballje shumë të luftuar të zhvilluar në stadiumin “Hard Rok” në Miam.
Norvegjezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të kur Scjelderup finalizoi me sukses një aksion të bukur duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij dhe duke shtangur anglezët.
Megjithatë reagimi i Anglisë erdhi në momentin më të mirë të mundshëm.
Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë Xhud Bellingam shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe barazoi shifrat në 1-1 duke rikthyer ekuilibrin para pushimit.
Pjesa e dytë ishte e luftuar me të dyja skuadrat që krijuan raste por pa mundur të gjenin golin e avantazhit.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 duke e çuar sfidën në shtesa.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt penalltive në minutën e 93-të të shtesave u shfaq sërish protagonisti i mbrëmjes.
Xhud Bellingam realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për Anglinë duke vulosur suksesin 2-1 dhe kualifikimin e Anglisë në gjysmëfinale.
Një paraqitje me karakter nga anglezët të udhëhequr nga Bellingam i cili me dopietën e tij u bë heroi absolut i takimit dhe mbajti gjallë ëndrrën e Anglisë për titullin botëror.
Fatos LAMAJ


