Botërori i futbollit 2026-Franca konsiderohej favorite, por Spanja shkon në finale duke pritur fituesin e çiftit Angli-Argjentinë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Francë-Spanjë 0-2(Shënues: Ojarzabal 22′ (p), Porro 58′)

 

Spanja mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinale dhe rikthehet në finalen e një Botërori pas plot 16 vitesh duke ringjallur kujtimet e suksesit historik të vitit 2010.

Në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi në fund spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 22-të me Ojarzabal i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Porro vulosi gjithçka me golin e dytë në minutën e 58-të duke shuar shpresat e Francës për një rikthim në lojë.

Rrugëtimi i Spanjës në këtë Botëror ka qenë i jashtëzakonshëm pasi që nga faza e grupeve e deri në gjysmëfinale skuadra ka pësuar vetëm një gol duke u shndërruar në mbrojtjen më solide të turneut.

Përveç sigurisë në prapavijë Spanja ka treguar edhe futboll spektakolar me qarkullim të shpejtë të topit organizim të shkëlqyer dhe efikasitet në momentet vendimtare.

Ky kualifikim ka një domethënie të veçantë për futbollin spanjoll ku pas triumfit të paharrueshëm në Afrikën e Jugut në vitin 2010 kur mposhti Holandën 1-0 falë golit të shënuar nga Andres Iniesta.

Spanja nuk kishte arritur më të rikthehej në finalen e Kupës së Botës teksa pas 16 vitesh brezi i ri i futbollistëve spanjollë ka mundësinë të shkruajë një kapitull të ri në historinë e Spanjës dhe të synojë titullin e dytë kampion bote.

Tashmë sytë jan drejt gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës prej së cilës do të dalë kundërshtari i Spanjës në finalen e madhe.

Pavarësisht emrit të rivalit Spanja ka treguar se është një nga skuadrat më të kompletuara të këtij Botërori dhe do të zbres në fushë me besimin se mund të rikthejë trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror pas 16 vitesh pritje.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img