Spanja po zhvillon një nga edicionet më të mira në historinë e saj në Kupën e Botës duke siguruar një vend në finalen e Botërorit 2026 duke mahnitur jo vetëm me futbollin e luajtur por edhe me forcën mbrojtëse që e ka shoqëruar gjatë gjithë turneut.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara spanjollët kanë pësuar vetëm një gol statistika më e mirë mes të gjitha skuadrave pjesëmarrëse.
E vetmja herë që portieri spanjoll është detyruar të nxjer topin nga rrjeta ishte në fitoren 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale,ndërsa në të gjitha sfidat e tjera mbrojtja e Spanjës ka qenë e pakalueshme.
Rrugëtimi i Spanjës nisi me një barazim pa gola ndaj Kepit të Gjelbër për tu pasuar nga një fitore bindëse 4-0 kundër Arabisë Saudite.
Më pas erdhën sukseset 1-0 ndaj Uruguait dhe 3-0 kundër Austrisë në fazën me eliminim direkt.
Në fazën 1/8 e finales Spanja eliminoi Portugalinë me rezultatin minimal 1-0 ndërsa në çerekfinale kaloi Belgjikën me rezultatin 2-1.
Në gjysmëfinale skuadra spanjolle dha një tjetër provë force duke mposhtur Francën 2-0 dhe duke siguruar finalen e parë në një Kupë Bote pas 16 vitesh.
Me 13 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar Spanja ka gjetur ekuilibrin perfekt mes sulmit dhe mbrojtjes.
Organizimi taktik disiplina në repartin defensiv dhe cilësia në fazën sulmuese e kan shëndërruar Spanjën në kandidaten kryesore për të fituar trofeun.
Tashmë Spanja është vetëm një ndeshje larg ëndrrës së madhe ku pas triumfit historik të vitit 2010 spanjollët kan mundësinë të rikthehen në majën e futbollit botëror dhe të fitojnë titullin e dytë kampion të botës.
Fatos LAMAJ


