Botërori i futbollit 2026-Përmbysje e çmendur e Argjentinës. Eleminohet Anglia. Spanjë-Argjentinë në finale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Angli-Argjentinë 1-2(Shënues:Gordon 55’/Fernandez 84′,Lautaro 90+2′)

Argjentina është finalistja e radhës pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një sfidë dramatike që u vendos vetëm në minutat shtesë.

Pas një pjese të parë pa gola Anglia kaloi në avantazh në minutën e 55-të me Gordon duke u afruar me kualifikimin.

Megjithatë Argjentina reagoi me qetësi dhe këmbëngulje duke barazuar në minutën e 84-të me Fernandez.

Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt kohës shtesë ishte Lautaro që u shfaq vendimtar në minutën e 90+2 duke shënuar golin e fitores dhe të kualifikimit për Argjentinën.

Me këtë sukses Argjentina siguron një vend në finale ku do të synojë të ngrejë trofeun pas një tjetër paraqitjeje me karakter dhe pas një përmbysje spektakolare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img