UEFA Champions League-Egnatia shpartallon moldavët e Petrocub 6-1 dhe shkon në turin e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Petrocub 6-1(Shënues:Bitri 2′,Albanese 30′,Platica(aut) 44′,Jago 59′,Bakajoko 84′,Gruda 90/Rotaru 65′)

Egnatia zhvilloi një ndeshje spektakolare në “Arena Egnatia” duke mposhtur me rezultatin e thellë 6-1 kampionët e Moldavisë Petrocub dhe duke siguruar me autoritet kalimin në turin e radhës të UEFA Champions League.

Skuadra rrogozhinase e nisi vrullshëm takimin teksa vetëm në minutën e dytë Bitri zhbllokoi rezultatin.

Dominimi i vendasve vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë me Albanesen që dyfishoi shifrat në minutën e 30-të ndërsa pak para pushimit Platica devijoi topin në portën e tij duke i dhënë Egnatias avantazhin 3-0.

Në pjesën e dytë ritmi nuk ndryshoi dhe ishte Jago që realizoi golin e katërt në minutën e 59-të ndërsa moldavët shënuan golin e nderit me Rotarun në minutën e 65-të.

Megjithatë Egnatia reagoi menjëherë dhe vulosi një fitore historike falë golave të Bakajoko në minutën e 84-të dhe Grudës në minutën e 90-të.

Një paraqitje mbresëlënëse nga kampionët e Shqipërisë të cilët konfirmojnë ambiciet e tyre në arenën europiane dhe avancojnë me meritë në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia siguron një vend në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, ku gjejnë si kundërshtarë skuadrën sllovene NK Celje, në një tjetër sfidë të rëndësishme europiane, me synimin për të vazhduar rrugëtimin e tyre në kompeticionin më prestigjioz për klube në kontinent.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img