Botërori i futbollit 2026-Sot. Sot, ora 21:00, gjysëmfinalja e dytë: Argjentinë dhe Angli

Lexo

- Reklamë -spot_img

Argjentina dhe Anglia do të përballen nesër në orën 21:00 në një nga sfidat më të shumëpritura të Kupës së Botës 2026 ku në lojë është një biletë për finalen.

Të dyja ekipet kan zhvilluar një turne të shkëlqyer dhe pritet të dhurojnë një ndeshje me ritëm të lartë cilësi dhe emocione deri në fund.

Sa i përket skuadrave Argjentina vjen me grupin e plotë dhe trajneri pritet ti besoj të njëjtit formacion që e kualifikoi në gjysmëfinale pa bërë ndryshime.

Ndërkohë Anglia pritet të ketë mungesën e rëndësishme të Deklan Rajs ndërsa në vendin e tij pritet të aktivizohet Ebereci Eze dhe ndryshimi tjetër i mundshëm është rikthimi i Bukajo Saka në formacionin titullar në vend të Noni Madueke.

Historia e përballjeve mes Argjentinës dhe Anglisë është ndër më të veçantat në futbollin botëror ndaj edhe kjo sfidë pritet të jetë një tjetër kapitull spektakolar teksa fituesi do të sigurojë një vend në finalen e madhe ku e pret Spanja.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img