Dy ditët e fundit kanë qënë më të mirat për kombëtaren e boksit, e cila që prej datë 1 maj është pjesë e Kampionantit Botëror që po zhvillohet në ne Tashkent të Uzbekistanit.
Sinjalin e parë pozitiv e dha boksieri shkodran Arjon Kajoshi, i cili kaloi me sukses ndeshjen në peshën e tij, ndërkohë që sot ka ardhur fitorja e dytë. Për përfaqësuesen kuqezi të drejtuar nga trajnerët Gëzim Zeneli dhe Lazarin Veli, sot në ring është ngjitur boksieri vlonjat Arjon Zeneli i kategorisë së peshës deri në 54 kg.
Përballë Zenelit ka qënëe boksieri Soufiane Ahmed Said Baco ( Comore), me të cilin ai fitoi me nderprerje të ndeshjes në fund të raundit të dyte.
Me këtë fitore, Arjon Zeneli kalon në fazën tjeter, dhe menjëherë ai do të ngjitet përsëri në ring për të kërkuar fitoren e rradhës, ku shorti e ka vënë përballë boksierit vendas Oybek Juraev. Ndeshja do të jetë rreth orës 3:30 me oren e Shqipërisë, ringu B.
Po neser, do të boksoj gjithashtu edhe shkodrani Arjon Kajoshi në ndeshjen e dytë të tij në këtë botëror, i cili do ketë përballë boksierin Nekruz Salimov( Taxhikistan). Ndeshja do të jete rreth ores 17:00 me oren e Shqipërisë, ringu B.