Kosta Rikë-Gjermani 2-4
(Shënues: Tejeda 58′, Vargas 69′ / Gnabri 10′, Haverc 73′, 84′, Fylkrug 89′)
Për mënyrën sesi e nisni ndeshjen, me atë ritëm të lartë dhe presion në fushën e lojës, shoqëruar edhe me golin e shënuar që në të 10-tën minutë nga Gnabri, Gjermania u duk se do të vijonte me goleadë ndaj Kosta Rikës.
Por, më pas, ndoshta duke u informuar se në ndeshjen tjetër paralele të grupit E që luhej në të njëjtën orar, Spanja kishte kaluar në avantazh ndaj Japonisë, rezultate këto që kualifikonin Francën dhe Gjermaninë, mund të ketë ndikuar në uljen e ritmit të futbollistëve gjermanë, të cilët e mbyllin pjesën e parë me vetëm një gol në avantazh.
Ndërkohë, 45 minutat e dyta sjellin përmbysjen e madhe. Me barazimin dhe kalimin në avantazh të japonezëve ndaj Spanjës, për të kaluar grupin, gjermanëve u duhej të shënonin 4-5 gola për të kaluar grupin.
Një situatë e tillë ndikoi jo pak në gjendjen morale të skuadrës gjermane, ku falë edhe meritës së skuadrës kundërshatare, kombëtarja e Kosta Rikës, jo vetëm që barazon, por edhe kalon në avantazh 2-1. Gjithësesi, gjermanët arrijnë të gjejnë vetveten duke shënuar tre gola të tjerë radhazi duke e përmbysur rezultatin në favorin e tyre, 2-4.
Ndërkohë, mbyllja e ndeshjes në sfidën tjetër paralele me fitoren e Japonisë, 1-2, zgjidhë përfundimisht enigmën e grupit E duke lënë jashtë botërorit Gjermaninë. Një tjetër zhgënjim për Gjermaninë, e cila për të dytën herë radhazi eliminohet nga botërori në fazën e grupeve.