Sunday, May 19, 2024

Botërori “Katar 2022”-Dramacitet në grupin F, Kroacia dhe Maroku kualifikohen përmes emocionesh të pafund

Lexo

Kroaci-Belgjikë 0-0

Kanada-Marok 1-2(Shënues: 40′ (ag) Aguerd / 4′ Zijek, 23′ En Nesiri) 

Botërori “Katar 2022” vazhdon të dhurojë emocione. Sidomos në ndeshjet e treta ato janë bërë edhe më të forta, madje hera herës ato kanë mbërritur në kufijtë e dramacitetit. Të tilla ishin edhe ato të grupit F të luajtura pasdites së sotme me çiftet, Kroaci-Belgjikë 0-0 dhe Kanada-Marok. Fati i kualifikimit në të dyja ndeshjet ka qënë në pikpyetje deri në përfundimin e 90-të minutave të kohës së rregullt si dhe ato shtesë.

Vemendja më e madhe ishte në supersfidën në mes dy përfaqësueseve europiane ishte shumë e ndezur, me raste nga të dy krahët. Në pjesën e parë ishte Kroacia e cila kishte mundësi të mira për të shënuar, teksa pa t’i anulohej një penallti për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Aktivizimi i Lukakut në pjesën e dytë në formacionin e Belgjikës e rriti më shumë forcën dhe potencen e belgëve. Raste pafund për Belgjikën me protagonist Lulakun që shpërdoroi pjesën më të madhe të tyre, ndërkohë që një goditje tij u pengua nga shtylla pingule e majtë e kroatëve.

Kroatët, arrijnë të rezistojnë deri në vërshëllimen e fundit të arbitrit duke mbajtur në fuqi barazimin, aq sa i duhej për të siguruar kualifikimit për në fazën e 16-tëshes. E ndërsa në kampon kroat ka festë, në atë belg janë të përfshirë në një dëshpërim të madh. Madje, për Lulakun, i cili me rastet e shumta të humbura para portës kroate, duke ndjerë peshën kryesore të këtij eleminimi është shfaqur tejet i nervozuar, deri në atë mase sa duke u larguar nga fusha, ai dëmtoi pankinën duke e goditur atë me me grusht.

Në sfidën tjetër është shfaqur një Marok potent duke suprizuar me lojën e tij të saktë dhe plot dëshirë, përballë Kanadasë, të cilën e mund me rezultatin 2-1, dhe kualifikohet në fazën e 16-shes të Kupës së Botës për herë të dytë në historinë e tij. Ndeshja e luajtur në stadiumin Al Thumama në Doha, u vendos nga goli i Ziyech, i cili përfitoi nga gabimi i Borjan në minutën e 4-të dhe goli në minutën e 23-të nga En Nesyri. Goli i kanadezëve, 1-2 erdhi falë autogolit të Aguerd në harkimin e Adekugbe.

Në këtë mënyrë, me këtë fitore të merituar ndaj Kanadasë, djemtë e Regragui i mbyllen ndeshjet në grupin F duke marrë vendin e parë. Marokenët nuk kalonin fazën në grupe që nga viti 1986, dhe ky kualifikim është festuar me të drejtë nga tifozëria, jo vetëm ato që janë të pranishëm në Katar, por edhe ato që e kanë ndjekur nga Maroku përmes ekranit të televizorit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img