Botërori “Katar 2022”-Sot katër duelet e fundit të ndeshjeve në grupe. Spikat, ai i orës 20:00, Serbi-Zvicër

Me katër ndeshjet që do të luhen përkatasisht në orën 16:00 dhe 20:00, Kampionati Botëror “Katar 2022” mbyll sot ndeshjet në fazën e grupeve. Të fundit që do të luhen janë ato të grupeve G dhe H.

Të parat që do të zbresin në fushën e lojës janë ekipet e grupit H, kur në orën 16:00 përballen, Ganë-Uruguaj dhe Koreja e Jugut-Portugali. Portugezët janë të kualifikuar pas 2 fitoreve në 2 sfidat e para, ndërkohë që Gana, Koreja e Jugut dhe Uruguai do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për më tej.

Më tej, në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:00 në program janë dy sfidat e tjera, Kamerun-Brazil, si dhe kryesfida Serbi-Zvicër. Ndeshje këto që gjejnë Brazilin e kualifikuar dhe skuadrat e tjera në luftë për të kaluar turin. Natyrisht, që tifozëria shqiptare është e interesuar për kombëtaren e Zvicrës, aty ku luajnë edhe dy futbollistët e njohur shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët do të kërkojnë fitoren ndaj kombëtares serbe, për të ecur më tej në botëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu