Brdaric debuton me fitore, Vllaznia mposht Egnatian

Vllaznia triumfon minimalisht ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Një gol i shënuar nga Smajli në minutën e 38-të, i dha fitoren Vllaznisë, në debutimin e trajnerit Thomas Brdaric.  Vlen të theksohet, se rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 11-të, pasi Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq. Kjo fitore për shkodranët, vjen si një lloj hakmarrje, për eliminimin nga Kupa pak ditë më parë.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë, ndërsa Egnatia kryeson me 60 pikë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu