Monday, May 13, 2024

Martini: “Jam i kënaqur për pikët, por jo për lojën, kemi 3 ndeshje të vështira që janë si finale për ne”

Lexo

Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultin 2-0 duke zyrtarizuar kështu rënien e Kukësit nga Superiorja. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh për MCN TV:

“Jam i kënaqur për pikët, por jo për lojën. Duhej që ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë. Në pushim diskutuam që duhet të mbanim ritmin. E fituam ndeshjen pak para se të përfundonte. Nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë, por kemi 3 ndeshje të vështira që janë si finale për ne.

Çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes, se ju vuri në vështirësi Kukësi në pjesën e dytë? Është e vërtetë. Vetëkënaqësia ndikoi te çunat. E menduan të fituar ndeshjen më përpara. Janë 3 pikë të vlefshme, 3 pikë që na japin kurajo për vazhdimësinë.

Faust vlen për Teutën, do jetë vitin tjetër? Teknikisht nuk mund të kthej përgjigje, por këto 3 ndeshje me duhet çdo lojtar. Pastaj është koha për të vendosur. Faust ka qenë i dëmtuar dhe s’ka dhënë atë që kemi pritur, por është një përgjigje që do kohë për t’u dhënë.

Nëse do e merrje ekipin që nga fillimi i sezonit, mendoni se do ishit kandidat për Final 4? Jam i sigurtë që do isha më mirë në organikë. E kam thënë që nuk kemi pasur fatin në anën tonë. Në organikë do kishim qenë 100% ndryshe.

A ka fitues derbi sonte? Unë mendoj se Partizani ka formë më të mirë për momentin. Tirana vjen pas një goditje në Kupë, është derbi nuk i dihet, por shoh më të favorizuar Partizanin”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img