Wednesday, May 8, 2024

Brdariç: Vllaznia është gati për Teutën, tekniku kroat kërkon patjetër fitore ndaj durrsakëve në këmbim të humbjes së Super Kupës

Lexo

Mbrëmjen e së shtunës, duke filluar nga ora 19.45, në stadiumin “Loro Boriçi” luhet ndeshja kryesore e Abissnet Superiore. Përballë njëra tjetrës janë kampionia që vjen si mysafire dhe nënkampionia Vllaznia pritëse. Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u paraqit në konferëncën e shtypit iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shkodranë.

Të gjithë mezi po e presim këtë ndeshje dhe jemi gati! Të gjithë janë të inkurajuar për të dhënë kontributin e tyre dhe për t’u përmirësuar. Kjo është një thirrje edhe për tifozat tanë, duam që të jemi gati në çdo lloj mënyre të mundshme. Është punë e madhe që bëhet çdo ditë. Ne duam të vazhdojmë të punojmë me përqendrim maksimal në mënyrë që të jemi sa më të suksesshëm. Në fund të ditës kjo është ajo që kemi synim. Nesër është një ndeshje e madhe, do të luajmë me Teutën, kemi disa gjëra pezull me ata. Nuk duhet të flasim shumë, të gjithë janë mëse të përqendruar për ndeshjen.”, tha Brdariç.

I pyetur konkretisht, se çfarë don të thonë me atë “që kemi disa gjëra pezull”?, Brdariç, tha: “Kemi vet besim dhe jemi në rrugën e duhur, sepse. Kemi një dëshirë mjaft të madhe për të marrë 3 pikët. Duhet të punojmë fortë, në mënyrë që të arrijmë sa më mirë te zona e finalizimit dhe për të qenë sa më konkret dhe cinikë në rastet tona. Gjithashtu lojtarët duhet të punojnë fortë, të bëjnë maksimumin, ndonjëherë të shkojnë edhe përtej limiteve të tyre për të marrë maksimumin. Përvoja të kaluara si ajo e ndeshjes së fundit me Teutën në Superkupë, janë përvoja që dhembin, por ne do të përpiqemi të mësojmë sa më shumë nga to.”

Në vijim, ai u shreh i kënaqur për prodhimtarinë e sulmit, por duke pasur kritika për mbrojtjen. “Kemi biseduar me lojtarët për ndeshjen e kaluar dhe jemi mjaft të kënaqur që shënuam 5 ndeshje. Megjithatë kemi folur edhe se si i pësuam 3, mendoj se kemi qenë mjaft të përkushtuar gjatë stërvitjes së kësaj jave dhe jemi stërvitur mirë. Synojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv. Fitorja ndonjëherë arrihet edhe me 1 gol, nuk i dihet kurrë, sepse varet edhe si shkon ndeshja. Shënuam 5 gola, ishte ndeshje e mirë, tani radhën e ka sfida tjetër. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë në mbroje. Nuk duhet duhet të punojnë vetëm mbrojtësit për këtë, por të gjithë pjesa tjetër e ekipit, sepse në fund të fundit edhe mbrojta është e rëndësishme. Ne si Vllazni, jemi një ekip ofensiv. Ne nuk duam të ndryshojmë parimet dhe bazat tona në lidhje me këtë gjë. Mendoj se dhe tifozët identifikohen më këtë lloj loje që ne bëjmë, dhe e shikojnë veten e tyre te kjo lojë që ne bëjmë.”, tha Brdariç.

Gazetarët vunë në dukje problematikën e çmimit të lartë të bileta, për të cilën tifozët kanë kërcënuar me bojkot. “Për shkak të periudhës së vështirë që klubi kaloi prej COVID-it, duhet të kuptojmë se klubi siç ka të ardhura, duhet të kuptojmë që ka edhe shpenzime. Kjo krizë e justifikon disi rritjen e çmimeve të biletave, për të rikuperuar disi, por unë mendoj se e mira është që të gjendet një balancë për çmimin. Nuk është detyra ime që të flas për aspketin financiar. Detyra ime është që të përgatis ekipin në fushë dhe të dalim sa më mirë në ndeshje. Duhet që të gjithë të jemi të kënaqur për çmimet e biletave. Ne duhet t’i bëjmë të lumtur tifozët me fitoret tona dhe më pas të ketë pak heshtje. Të gjithë e kanë qejf picën, është pak e shtrenjtë, të shëndosh, por gjithsesi është e shijshme.”, sqaroi Brdariç.

Shpesh herë thuhet se formacioni fitues nuk ndërrohet, por rikuperi i disa titullarëve me emër e vë pak në siklet trajnerin për fiksimin e njëmbëdhjetëshit të parë. “Për mua është e rëndësishme që bërthama e grupit të jetë e shëndetshme. Çdo kush duhet të jetë i duruar, do t’i vinë mundësitë e tij. Do luajmë 3 ndeshje brenda javës, do vijë koha që secili lojtar do të ketë minutat e veta për të dhënë maksimumin dhe për të treguar veten në fushë. Duhet të punojmë për më të mirën e grupit, në fund të ditës, kjo është më e rëndësishme.”, përfundoi prononcimin e tij trajneri Brdariç dhënë për gazetarët shkodranë paraditen e sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img