Wednesday, May 15, 2024

Bushi “ftesë” në distancë Roko Vatës: Është një nga talentet e Europës, shpresoj të zgjedhë Shqipërinë

Lexo

Roko Vata, është konsideruar nga mbarë specialistët si një talent tepër premtues. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, ka debutuar me skuadrën e parë të Sëlltik në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti, teksa gjasat janë të mëdha që karriera e tij të jetë e suksesshme.

Roko momentalisht e përfaqëson Irlandën U-21. Ditë më parë, Rudi Vata në një intervistë për mediat kosovare, tha se nëse djali i tij ftohet nga Shqipëria, përgjigja do të jetë pozitive.

Ndërkohë në lidhje për talentin Roko Vata ka folur edhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi, që për “lajmi.net” ka deklaruar:

“Ne shpresojmë shumë që Roko Vata të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen, sepse është një nga lojtarët e datëlindjes 2005 ndër më cilësorët në Europë”, u shpreh ndër të tjera Alban Bushi. (Panorama Sport)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img