Friday, April 19, 2024

Bylisi rikthehet në Superiore. Pjesë e suksesit edhe 5 shkodranët: Qardaku, Preka, Trumçi, Shkreli, Ivziku

Lexo

Bylisi është zyrtarisht kampion i Kategorisë së parë duke fituar të drejtën të rikthehet në Superiore. Në fakt, matematikisht, suksesi është arritur më herët, dhe kjo ka qënë aryseja që edhe pse kalendari e përcaktonte që kjo fundjavë të luhej në transfetë me Besen, në mirëkuptim me kavajasit ndeshja është luajtur në “Adush Muça”. Aty ku Besa ka fituar me rezultatin 3-2 me autorë të golave Hysenin në të 39’, Hoxhën në të 55’ dhe Meçen në të 68’ për kavajasit dhe dopieta e shkodranit Eridon Qardaku, 14’ dhe në të 22’ për vendasit. Kavajasit qëndrojnë në kategorinë e parë, ndërkohë që festa ka qënë e tëra për ballshiotët që i gëzohen rikthimit në kategorinë Superiore.

Një festë që ka përfshirë stadiumin “Adush Muça” dhe tërë qytetin sportdashës të Ballshit me në krye presidentin Besnik Kapllani, i cili prej shumë vitesh investon për futbollin e qytetit të tij të lindjes.

Një sukses ky, ku padyshim që edhe pesë shkodranët që luajnë me fanelën e kësaj skuadre: Eridon Qardaku, Marçelino Preka, Aleksandër Trumçi, Roland Shkreli dhe Jald Ivziku, kanë meritën e tyre. Dhe, me të drejtë ndërsa pozonin që të pestë me trofeun e Kupës së Kategorisë së parë, kanë marrë duatrokitjet dhe brohoritjet e gjatë të tifozërisë vendase.

Së bashku me Bylisin në Superiore rikthehet edhe Erzeni, i dyti në renditje, i cili e ka mbyllur sezonin me fitoren minimale 1-0 ndaj Besëlidhjes, atje ku dhe lezhjanët tashmë janë të qetë në qëndrimin e tyre në Kategorinë e Parë.

Fitore të rëndësishme ka realizuar edhe Tërbuni që ka mundur Korabin në shtëpi 0-2 me dy golat e shënuar nga Armaldo Mezini dhe shkodrani Anderson Filipi. Fitore duke siguruar vendin e pestë në rënditje dhe ”play-off” drejt objektivit për rikthimin në Superiore.

Në ndeshjet e tjera, Apolonia ka mundur 6-1 orën, Tomori barazon me Pogradecin 1-1, Lushnja mund në transfertën Shkumbinin 3-0.

Sips rregulles së FSHF-së, në fazën Play-off, do të luajnë Korabi – Tomori dhe Apolonia – Tërbuni. Pogradeci e Turbina, do të luajnë në Play-out për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, Butrinti, Maliqi, Vora dhe Shkumbini kanë zbritur zyrtarisht në kategorinë e dytë, prej së cilës vijnë në të parën Flamurtari e Luzi.

Rezultatet e javës së fundit të Kategorisë së parë: Besa – Bylis  3-2, Erzeni – Besëlidhja 1-0, Tërbuni – Korabi 2-0, Apolonia – Vora 6-1.Butrinti – Turbina 1-0, Tomori – Pogradeci 1-1,, Maliqi – Burreli 3-0, Shkumbini – Lushnja 0-3.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img