Wednesday, April 24, 2024

Tirana siguron titullin kampion. Bardheblutë mundin Partizanin për vete, por…edhe për Vllazninë

Lexo

Ndonëse filloi me një super gol të Skukës duke kaluar Partizanin në avantazh, Tirana arriti të përmbysë disavantazhin duke e mbyllur me fitore derbin e kryeqytetit.

Bardheblutë fituan për vete duke siguruar titullin kampion për të 26-tën herë, tre javë para përfundimit të kampionatit, por në të njëjtën kohë, fituan edhe për Vllazninë.

Themi kështu, sepse me humbjen e Partizanit të vendit të tretë, kuqeblutë i vjen një shans i artë në dorë, që me një fitore të hënën ndaj Kukësit që mban vendin e katërt, pritet të shkojnë në vendin e tretë.

Përpos golit spektakël të Skukës shënuar në minutën e 20-të, ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në “Elbasan Arena” paraqiti një Partizan diktues në fushën e lojës duke të dhënë idenë se do ta kalonte me sukses këtë derbi. Por, bardheblutë kundrapërgjigjen duke barazuar fillimisht me Seferin  në minutën e 27-të, ndërkohë që për golin e avntazhit që rezultoi edhe goli i fitores erdhi përmes Totres dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë.

Një penallti e dhënë në favor të Partizanit për rrëzimin në zonë të Skukës, mund ta kishte ndryshuar ecurinë e takimit, por edhe kryesori Hamitaj, edhe pse e akordoi vetë, i thirrur nga sistemi VAR, kur u kthye në fushë e anuloi.

Përpjekjet e të dyja skuadrave vijuan deri në mbyllje të ndeshjes, por në fund fitues doli Tirana, e cila menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, fusha u pushtua nga fansat bardheblu, të cilët festuan me futbollistët e skuadrës së tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img