Sunday, June 30, 2024

Caktohet arbitri që gjykon ndeshjen e Conferencë League, Valur-Vllaznia. Është Tim Marshall nga Irlanda e Veriut

Lexo

Tim Marshall është caktuar kryesori i ndeshjes Valur-Vllaznia. Arbitri nga Irlanda e Veriut do të ketë në krah Jorgo Argiropulo dhe Adam Xhefri. Në anën tjetër Shejn Andrius është caktuar si arbitër i katërt i ndeshjes në Islandë.

Tim Marshall nuk është i panjohur për klubet shqiptare. 20 korrikun e vitit të kaluar ndante drejtësi në turin e parë të Konference Lige ku ndeshej Shkupi me Hegelman.

Kujtojmë se sfida e Vllaznisë luhet më 11 korrik në transfertë dhe me 18 korrik në Shkodër. Në rast se Vllaznia kalon më tej,do të ndeshet me St Mirren në turin e dytë të Konference Lige.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img