Thursday, July 18, 2024

Vllaznia, luan sot miqësoren e parë në Bosnje përballë HŠK Zrinjski. Brdariç, teston formacionin e parë për ndeshjet e Conference League

Lexo

E zhvendosur që prej datës 20 qershor në kampingun stërvitor të Medjugorje në Bosnjë- Hercegovinë ku po zhvillon fazën në përgatitore në prag të ndeshjeve europiane me skuadrën islandeze, Valur, Vllaznia sot do të jetë në fushë për ndeshjen e parë miqësore.

Siç është bërë me dije edhe më herët përballë kuqebluve do të jetë skuadra nënkampione e kampionatit boshnjak, HŠK Zrinjski.

Një kundërshtar i denjë për të testuar skuadrën kuqeblu pikërisht dy javë para ndeshjes zyrtare të Conferencë League, të cilën do ta luajë me datë 11 korrik në transferten islandeze. Ndaj, është ky momenti i duhur që tekniku Thomas Brdariç të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që pritet të përbëjnë formacionin e parë.

Pikërisht për këtë, sfida e sotme pritet me shumë interes, jo vetem nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit, por edhe opinioni sportiv shkodran, i cili është në pritje të një skuadre sa më cilësore, jo vetëm për Kupat e Europës, por edhe për sezonin e ri futbollistik.

Ndeshja miqësore, HŠK Zrinjski – Vllaznia, luhet sot në stadiumin “Mostar” të Bosnjes duke filluar nga ora 20:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img