Tuesday, November 26, 2024

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza/ Partizani, Apolonia, Tirana e Vllaznia e nisin mbarë

Lexo

Kupa e Shqipërisë për vajza ngriti të dielën siparin e edicionit të 15-të me katër ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Takimi i parë ishte Tirana – Lushnja. Vajzat bardheblu triumfuan me rezultatin e thellë 16-0. Tirana realizoi gjashtë gola që në pjesën e parë të takimit, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe dhjetë gola të tjerë.

Pas kësaj fitoreje, Tirana duket se ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Vllaznia – Gramshi ishte ndeshja e dytë, që startoi në orën 12:00. Shkodranet fituan me rezultatin 2-0. Golat u realizuan në pjesën e parë dhe kështu vajzat e Vllaznisë kanë hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve.

Një rezultat me goleadë mori edhe Apolonia, duke mundur Laçin me shifrat 11-1. Një takim që foli vetëm për fieraket gjatë gjjthë 90 minutave, teksa vetëm në pjesën e parë realizuan nëntë gola.  Edhe vajzat e Partizanit fituan në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale për Kupën e Shqipërisë. Vajzat e kuqe mundën 2-0 Kinostudion, me nga një gol për secilën pjesë.

Ndeshjet e kthimit do të luhen të dielën më datë 21 janar, nga ku do të përcaktohen edhe 4 ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni.

Rezultatet e ndeshjeve të turit të parë eliminator:

Tirana – Lushnja 16-0/ Lushnja – Tirana (21 janar)

Vllaznia – Gramshi 2-0/ Gramshi – Vllaznia (21 janar)

Apolonia – Laçi 11-1/ Laçi – Apolonia (21 janar)

Partizani – Kinostudio 2-0/ Kinostudio – Partizani (21 janar)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img