Wednesday, May 15, 2024

(Video) Basketboll Meshkuj-Vllaznia mund Teutën në shtesë dhe shkon në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Teuta 104-100(23-27, 23-15, 17-24, 24-21, 17-13)

Viti 2024 ka nisur mjaft mirë për dy ekipet e basketbollit Vllaznia, femra dhe meshkuj. Ekipe këto që duke u ndeshur respektivisht me dy ekipet durrsake, Teuta, kaluan me shumë suskes ballafaqimet e turit çerekfinal duke u kualifikuar në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë që më herët,  ju kemi njohur me suksesin e ekipit të femrave dhe prononcimin e trajnerit Bledar Gjeçaj, tashnmë është momenti i  ekipit të meshkujve, i cili nën drejtimin e trajnerit Damian Bekteshi sfidoi rivalen Teuta duke e mundur me rezultatin 104 me 100.

Ndeshja në fjalë e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u shoqërua me faza shumë interesante. Me kryesimin e Teutës në fillimin e ndeshjes, përmbysjen e Vllaznisë në vijim duke qënë edhe shumë pranë fitores së ndeshjes, e cila në fund të minutës së 40-të fikson shifrat e barabarta, 87-87.

Barazim ky që, për të përcaktuar fituesin, e çon ndeshjen me kohë shtesë prej pesë minutash. Aty ku emocionet dhe adrenalina, jo vetëm e protagonistëve në fushën e lojës, por edhe të tifozërisë së shumtë që mbështestë skuadrën kuqeblu, ishte në maksimum.

Në fund është Vllaznia, që duke u treguar më e saktë në mbrojtje dhe sulm, arrin të shkëputet me katër pikë më shumë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 104-100 në favorin e saj.

Fitore kjo që e kualifikon skuadrën kuqeblu në katër skuadrat më të mira të turit gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë. Duke i shtuar edhe Kampionatin Kombëtar të Superligës, ku Vllaznia e mbylli fazën e parë në vendin e tretë, tregon më miri punën speciale që traneri i parë Damian Bekteshi, si dhe dy kolegët e tij më të afërt, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, po bëjnë me skuadrën kuqeblu, e cila nga pozitat e mbijetesës, arriti të rritet në nivelet e një skuadre pretendente për trofe.

(Video) Bashkangjitur shkrimit, keni mundësinë të ndiqni emocionet e transmetimit të ndeshjes, Vllaznia-Teuta për meshkuj, 104-100, perioda e katërt dhe shtesa prej 5 minutash, si dhe prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Damian Bekteshi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img