Pas shortit për 16-shen, mbërrijnë parashikimet nga Chat Gpt4, i cili ‘parashikon’ rrugën
Në finalen e radhës të Ligës së Kampionëve do të përballen Manchester City dhe Bayern Munich”. Ky është parashikimi i Chat Gpt4, i cili ‘parashikon’ triumfin e dytë radhazi të skuadrës së Pep Guardiolës, këtë herë ndaj bavarezëve (të peshkuar nga Lazio në fazën e 16-shes) pas asaj të fituar në edicionin e fundit ndaj Interit.
Pas shortit të çifteve për fazën e 16-të, studiuesit nga IULM në Milano më pas i kërkuan inteligjencës artificiale të parashikonte rrugën e tre skuadrave italiane të mbetura në garë. Dhe nëse Interi që pret një ndeshje të dyfishtë me Atletico Madrid ka “një shans të mirë për të kaluar në çerekfinale”(arritja në gjysmëfinale mund të jetë më e vështirë), Napoli mund të “arrij në gjysmëfinale” nëse ia del për të kapërcyer Barcelonën në 16-she, ndërsa Lazio është dorëzuar përpara Bayern edhe pse “në futboll asgjë nuk është e pamundur”.