Wednesday, November 27, 2024

Champions League-Napoli sfidon Ajaksin, Atletiko ndalet nga Bryzh

Lexo

Misioni i realizuar për Napolin në Champions League. Në raundin e katërt të Grupit A, skuadra e Spallettit mposht Ajax-in me rezultatin 4-2 dhe arrin kalimin në turin e dytë, duke mbetur në krye të grupit me pikë të plota. Në Maradona një tjetër provë e madhe për të kaltërit. Në pjesën e parë Lozano (4′) zhbllokoi sfidën, më pas Raspadori (16′) dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Klaassen (49′) shkurtoi distancën me kokë, por Kvaratskhelia (62′) firmosi të tretin nga pika e bardhë dhe e vendos fitoren në kasafortë përpara penalltisë së Bergëijn (83′) dhe golit përfundimtar të Osimhen (90′).

E mërkura e ditës së katërt të Ligës së Kampionëve u hap me barazimin mes Atletico Madridit dhe Brugge. Në Ëanda Metropolitano, Colchoneros nuk kaluan përtej 0-0 ndaj liderëve belgë. Skuadra e Diego Simeones i afrohet disa herë avantazhit me Griezmann. Në minutën e 41-të u sinjalizua një penallti kundër Bruges-it, por arbitri e anuloi pas konsultimit me VAR. Correa shënoi në minutën e 47-të, por goli nuk ishte i vlefshëm për pozicion jashtë loje të të njëjtit lojtar. Spanjollët tani rrezikojnë të eliminohen nga gara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img