Monday, September 16, 2024

City-Inter, finalja e Champions në ekranin e RTSH. Sonte, ora 21:00 në stadiumin Ataturk të Stambollit

Lexo

Anglezët dhe italianët sfidojnë njëri-tjetrin në Stamboll për trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë

Champions League po përgatitet të kurorëzojë “Mbretëreshën” e re të Evropës: Interin apo Manchester City, në një finale epike, që do të vijë për shikuesit në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Ekipe më të forta të kompeticionit, me filozofi të ndryshme loje.

Gjithçka do të nisë në orën 21:00 në stadiumin Ataturk të Stambollit. Synimi është natyrshëm ngritja e kupës me veshët e mëdhenj, prandaj gabimet nuk lejohen, duke filluar nga zgjedhjet e formacionit.

Në shtëpinë e Manchester City, i vetmi dyshim i madh është midis Ëalker dhe Aké, me të parin që është rikuperuar nga një problem fizik dhe ka luajtur gjithmonë në ndeshje të rëndësishme. Nëse do të luante i dyti, do ta bënte në të majtë, me Stones në të djathtë. Sistemi i lojës do të jetë padyshim ai i zakonshëm kameleonik 4-1-4-1, gati për t’u shndërruar në një 3-2-4-1 në fazën e posedimit, me Stones që gjithmonë avancon në mes, përkrah Rodrit. Në sulm, Haaland është padyshim i sigurt për vendin e tij, i mbështetur nga energjia e madhe e mesfushorëve sulmues të përbërë nga Grealish, Gundogan, De Bruyne dhe Bernardo Silva.

Te Interi, nga ana tjetër, realisht nuk duket se ka asnjë dyshim. Mkhitaryan është rikuperuar, por nuk është ende 100%, prandaj do të vazhdojë me Marcelo Brozovic nga minuta e parë në dhomën e kontrollit, me Calhanoglu dhe Barella në krah. Në sulm, Dzeko është dukshëm i favorizuar ndaj Lukakut për të mbështetur Lautaro Martinez në dyshen sulmuese. Prandaj qendërsulmuesi belg do të startojë nga pankina me Correan, të dy të destinuar për t’i dhënë dorën ndeshjes në vazhdim. Në mbrojtje konfirmohet Darmian, për të kompletuar treshen e përbërë nga Acerbi dhe Bastoni.

FORMACIONI I MUNDSHËM

MANCHESTER CITY-INTER

Manchester City (4-1-4-1): Ederson; Ëalker, Stones, Dias, Akanji; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland. Trajner: Guardiola

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro. Trajner: Inzaghi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img