Partizani e provoi me të gjitha mënyrat që ta eliminonte Vllazninë, por nuk ia arriti pasi fitorja 1-0 nuk mjaftoi. Pas ndeshjes trajneri Colella u shpreh:
“Keqardhje? Bëmë një lojë të mirë, më vjen keq kam marrë përgjigje pozitive nga disa lojtarë.
Keni bërë gjithçka mirë me lojtarët me rotacionin? Jam i kënaqur si kemi luajtur. Jam shumë i kënaqur nga lojtarët që kam aktivizuar, u penalizuam nga ndeshja e parë. Shpresë për të ardhmen, skuadra po ecën mirë.
Kampionati? Mendoj se skuadra sa vjen dhe është në rritje. Kushdo që njeh futbollin e di që nuk është e domosdoshme të fitojmë çdo ndeshje. Nëse skuadra bën paraqitje të mira kjo është mirë për Partizanit por duhet të punojmë më shumë për të rritur nivelin.
Rotacioni? Duhet mbyllur kjo çështje një herë e mirë. Nëse ndeshja ka shkuar mirë atëherë kjo është edhe falë lojtarëve që e nisën titullar.
A do të jenë këta lojtarë edhe ndaj Kastriotit? Nuk e di, këta lojtarë që luajtën sot dhuruan performancë shumë të mirë dhe mund të jenë titullar.
Ndryshimi i skemës nga 3-5-2 në 4-2-3-1? Do të bëj disa vlerësime dhe do ta mendoj nesër. Ne jemi këtu për të marrë pikët dhe ato merren në shumë mënyra. Ndeshja e sotme na tregoi që kemi shumë ide që nëse realizohen mund të bëjmë gjëra shumë të mira në vijim.
Ne e fituam ndeshjen dhe përsa i përket ndeshjes të së dielës do të shohim si do e përgatisim.”