Thursday, April 25, 2024

Sinani: “Jam i kënaqur për portierin Qarri, të rinjtë do të jenë lojtarë solid. Jemi optimist për Kupë dhe Kampionat”

Lexo

Ekipi i Josës u mund 1-0 në ditën e sotme, por për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë, arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga Mensah. Zëvëndëstrajneri i Vllaznisë Vioresin Sinani u shpreh për Oversport:

“Çfarë ndodhi? Ndeshje e vështirë. Partizani ekip elitar të  gjithë lojtarët e dijnë punën që kanë bërë. Janë ndeshje kupe kualifiimi është mirë jemi të kënaqur.

Josa jua la juve intervistën? Kërkoi vetë është normale.

Pjesa e dytë më e mirë? Jam i kënaqur për portierin Qarri. Të rinjtë që janë e ardhmja në vitet në vazhdim do të jenë lojtarë solid ka bërë pritje të mrekullueshme ka meritë është mundi dhe djersa e gjithë ekipit. Jemi të detyruar duhet të korrigjojmë. Fusha e vështirë.

Ky grup është bërë ekspert për kupën? Jam i bindur që do shkojmë deri në fund të kupës dhe kampionatit kemi grup të mirë lojtarësh mund të luajnë deri në fund. Vllaznia do jetë pretendente.

Juriç dhe Gurishta? U bënë disa lëvizje për sa i përket Vllzanisë… më vonë ja lëmë kohës skema do ndryshojë në varësi të kundërshtarrit tja lëmë kohës. Ekpi u shpreh më mirë.

Penalltitë? Kishim përgatitur çdo gjë Partizani ishte skuadrë e fortë edhe ne ishim të fortë ndeshje e bukur ndeshja e kupës. Vlen kualifiimi ja arritëm i përgëzoj.

Tirana, Teuta apo Egnatia? Me kë të dojë nuk kemi frikë. 

Kaq shumë talenta shkolla e futbollit shkodran do nxjerri një Sinan? Të bësh gola nuk është kollaj.. po besoj se po. Mbrojtja dhe mesfusha po edhe portieri Qarri. Për sulmues tja lëmë kohës…pak besoj që do dali një sulmues.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img