Barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League mes Leicesterit dhe Romës: në King Poëer Stadium ndeshja përfundoi 1-1. Pas fillimit të mirë të anglezëve, Roma e Mourinjos ndërtoi epërsinë në minutën e 15-të me një asistim të Zaleëskit për Pellegrinin. Reagimi i “Dhelprave” e spostoi lojën në gjysëmfushën e verdhekuqve, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 67-të me një devijim fitues nga disa hapa të Lookman. Rikthimi në Olimpico do të jetë vendimtar për finalistin e parë.
“Lumë” golash në sfidën mes Feyenoord dhe Marseille, atje ku holandezët kanë fituar 3-2. Desers hap serinë e golave për vendësit. Më pas dyfishon Sinisterra. Por Marseille reagon duke barazuar me Dieng e Gerson brenda pjesës së parë. Por përsëri Desers e vendos Feyenoord në fitore. Pas një jave sfidat e kthimit, ndërsa finalja më 25 maj në Tiranë, pikërisht në Arenën Kombëtare.