Sunday, November 24, 2024

Covid-19, zyrtare nga FSHF: Grima dhe dy pjesëtarë të kombëtares së femrave pozitiv

Lexo

Situata në kampin kuqezi të futbollit të femrave sa i përket prekjes me virusin Covid-19 përkeqësohet edhe më shumë. Më herët njoftuam daljen pozitiv të trajnerit të parë të kombëtares kuqezi, Armir Grima, ndërkohë që në vijim, burime zyrtare nga institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se së bashku me Grimën janë edhe dy pjesëtarë të tjerë kuqezi të prekur nga virusi.

“Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në testet e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Europianit ndaj Qipros.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajneri dhe dy anëtarët e tjerë të skuadrës janë vendosur në karantinë dhe nuk do të jenë me Kombëtaren në sfidën e së premtes

Grima, Hamidi dhe Shala janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Të tre anëtarët e skuadrës përfaqësuese do t’i nënshtrohen sërish testeve me tampon pas dy ditësh.
Ndërkaq, pjesa tjetër e Kombëtares kanë rezultuar negativë në testet Covid-19.”, thuhet në njoftimin zyrtar që FSHF shpërndau pak minuta më parë për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img