Sunday, December 1, 2024

Lajm i keq për kombëtaren e futbollit femra, trajneri Grima del pozitiv

Lexo

Covid-19, tashmë ka depërtuar jo pak edhe në botën e sportit. Lajmi më i fundit ka të bëjë me prekjen nga ky virus i trajnerit të kombëtares së femrave në futboll, Armir Grima. Ky i fundit ka që prej së hënës është i grumbulluar me skuadrën kuqezi të femrave në Shkodër pranë Gardenland Resort të Barbullushit, në pritje të ndeshjes ndërkohëtare të ditës së premte ndaj kombëtares së Qipros në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Madje, sot në ora 12.30, Federata Shqiptare e Futbollit kishte paralajmëruar konferencen e shtypit të kësaj pragndeshje në mjediset e “Loro Boriçit”, por ishte vetë FSHF që njoftoi sot paradite gazetarët në Shkodër që konferenca anulohet. Ndonëse, nga institucioni zyrtar i futbollit në Shqipëri akoma nuk ka dalë një lajm zyrtar rreth këtij problemi, burime pranë kombëtares kuqezi bëjnë të ditur për Veriu Sport se pas analizave që pjesëtarët e kombëtares kuqezi kanë bërë sipas rregullores së UEFA-s 24 orë përpara ndeshjes, trajneri Armir Grima ka dalë i dyshuar me Covid 19. Në këtë mënyrë, drejtuesit e FSHF-së kanë marrë menjëherë masat e duhura, dhe sipas rregullores trajneri Grima ka lënë grumbullimin me skuadrën dhe është spostuar për në banesen e tij private në Shkodër për të filluar karantimin. Nga sa bëhet e ditur, në mungesë të trajnerit të parë Armir Grima, kombëtaren kuqezi do ta drejtojnë ndihmësit e tij, Xhuli Berisha dhe Elis Legata. Ndërkohë, gjithnjë sipas informacioneve rreth trajnerit Grima, bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është krejtësisht normale duke mos pasur asnjë shenjë dalluese nga prekja me virus. Mjekët specialistë të këtij sektori i kanë thënë Grimës që duke qënë në cilësinë e të dyshuarit me Covid, ai duhet t’i nënshtrohet përsëri analizave përkatëse tre ditë më vonë. Dhe, nëse në analizat e dyta ai do të arrijë të dalë negativ, atëherë trajneri Armir Grima do të lejohet të bashkohet me skuadrën tonë kombëtare për ndeshjen e radhës që do të luhet me datë 1 dhjetor në transferte me kombëtaren e Portugalisë. Nga sa mësohet, një rast i tillë i ngjashëm ka ndodhur edhe me futbollistin e kombëtares Sokol Çikalleshi, i cili fillmisht rezultoi si i dyshuar me Covid dhe në analizat e dyta pas tre ditësh doli negativ duke u lejuar t’i bashkohej skuadrës kuqezi ku edhe ishte golashënues, ndaj edhe shpresohet që edhe me trajnerin Grima të përsëritet e njëjta situatë.

Informacionet për prekjen me këtë virus janë nga më të ndryshmet në sportin ndërkombëtar, ndërkohë që fatkeqësisht, edhe në Shqipëri ai është prezent. Brenda pak ditëve, katër trajnerë të futbollit rezultuan të prekur me Covid 19. Përpos rastit të trajnerit të kombëtares, Armir Grima, pozitiv ka dalë edhe trajneri i kombëtares Shpresa U-21 Alban Bushi, trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka dhe  trajneri i Kukësit, Skender Gega, i cili aktualisht po kurohet në Turqi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img