Thursday, March 28, 2024

Futboll-Superioria e moshave U-19, kryeson Vllaznia me 13 pikë

Lexo

Krahas Kategorisë Superiore të të rriturve, kjo mesjavë ka pasur në program edhe ndeshjet e  futbollit të moshave të kategorisë Superiore, java e pestë. Për kategorinë e moshës U-19, figurën më të mirë sportive po e bën ekipi i Vllaznisë, i cili pas fitores kësaj jave në transfertë me Dinamon 0-8 kryeson e vetme tabelen e klasifikimit me 13 pikë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola, shpartalluan blutë dinamovitë duke i shënuar plotë tetë herë në portën e tyre. Nga të tetë golat kuqeblu, katër i përkasin Nikajt dhe Papajt me nga dy gola secili, ndërkohë që autorët e tjerë të golave për Vllazninë janë Muliu, Filipi, Përloshi dhe Çomo me nga një gol. Me këtë fitore Vllaznia U-19 vazhdon të kryesojë me meritë tabelen e klasifikimit në grupin A me 13 pikë. Sipas specialistëve të futbollit, vlerat e kësaj skuadre nuk qëndrojnë vetem në kryesimin e kampionatit, por edhe në elementin cilësor që ka në gjirin e saj. Elementë këto, që sipas drejtuesve të klubit Vllaznia, janë një garanci e sigurt e perspektives për të furnizuar ekipin e parë. Po për grupin A të kategorisë U-19, për t’u theksuar është edhe fitorja e KF Shënkolli me trajner shkodranin Haris Lika, i cili mundi një rival direkt pretendent si Shkëndija e Tiranës me rezultatin 1 me 0. Goli i vetëm i kësaj ndeshje është shënuar nga Daija në minutën e 49. Me këtë fitore Shënkolli ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve duke lënë Shkëndinë në vendin e tretë me 8 pikë. Ndërkohë që KF Shkodra, i cili ishte në vendin e dytë në këtë grup me 8 pikë, me humbjen e thellë në kryeqytet përballë Internacional Tirana 5 me 0 zbret në vendin e katërt. Autorë të golave për ekipin vendas Internacional Tirana janë Nerguti me dopietë 10’, 47’(p), si dhe 25’ Dogjonaj, 58’ Vogli, 72’ Gjoci.

Dy ndeshjet e tjera të këtij grupi dhanë këto rezultate:

 

Tirana-Partizani 2:0 (59’ Avdiu, 71’ Kuka(p))

Shkëndija e Durrësit-Laçi 1:3(88’ Qypi / 64’ Grimci, 83’, 89’/ Selmani(p)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img