Crystal Palace, shkruan historinë. Mund Manchester City-n 1-0 në finalen e FA Cup, dhe fiton titullin e parë në historinë e klubit

Crystal Palace bën historinë, fiton titullin e tij të parë. Në Ëembley, ‘Eagles’ mundën Manchester Cityn 1-0 në finalen e FA Cup. Heroi i pasdites në Londër ishte Eberechi Eze, i cili shënoi në minutën e 16-të pas asistimit të Muñoz. Skuadra e Guardiolës, e cila mbetet me vetëm një titull të fituar këtë sezon, pati shansin për të barazuar, por Marmoush humbi penalltinë në minutën e 36-të.

Është titulli i parë në histori për Crystal Palace, i cili në të njëjtën kohë arrin një kualifikim të jashtëzakonshëm për Ligën e ardhshme të Evropës. Një njollë tjetëre e zezë në sezonin e Manchester Cityt, i cili përfundon vetëm me Community Shield dhe ende kërkon të fitojë akses në Ligën e Kampionëve 2025/2026.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu