Friday, November 29, 2024

Debutim i vështirë për shkodranin Armando Cungu. Edhe pse janë mundur 0-1 në sfidën e parë, kurbinasit do të kërkojnë kualifikimin në gjysëmfinalen e Kupës. Sot, Egnatia-Laçi, ora 13:30

Lexo

Kompeticioni i Kupës së Shqipërisë do të njohë sot dy ekipet e para gjysëmfinaliste. Ato do të dalin nga ballafaqimet e kthimit çerekfinale Egnatia-Laçi dhe Partizani-Kukësi.

Sfida e parë, Egnatia-Laçi, do të nis në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin e Rrogozhinës, “Arena Egnatia”.  Vendasit kanë avantazjhin pasi kanë fituar ndeshjen e parë në Laç me rezultatin, 0-1, por pavarësisht kësaj kurbinasit, që në këtë ndeshje drejtohen nga trajneri Armando Cungu,  do të tentojnë gjithçka për t’u kualifikuar në turin tjetër.

Një ndeshje interesante dhe e dyluftuar pritet të jetë edhe në ballafaqimin tjetër, Partizani-Kukësi, takim ky që nis në orën 17:00 dhe do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”. Ashtu si edhe rrogozhinasit, edhe të kuqtë janë të avantazhuar pasi kanë fituar takimin e parë të luajtur në Kukës me rezultatin 0 me 1. Por, gjithësesi duhet pritur, sepse nga ana tjetër, trajneri Bledar Devolli ka paralajmëruar se në fushë do të jetë një Kukës tjetër ndryshe nga ai i kampionatit që synon kalimin e turit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img