Tuesday, April 30, 2024

Deliallisi: “Matematika na mban në lojë dhe duhet të luftojmë”

Lexo

Erzeni ështër mundur me shifrat 2-0 nga Dinamo, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, u shfaq i zhgënjyer, ndërsa deklaroi se skuadra e tij ia dhuroi golat kundërshtarit. Sipas tij, objektivi është mbijetesa dhe do të luftojnë deri në fund për këtë.

“Rëndësia e ndeshjes dihej, vetëm fitorja na mbante në lojë. Më vjen keq sesi i pësojmë golat. Vuajmë shumë dhe humbasim shumë, kundërshtari na ndëshkon me gjysmë-rasti. Goli i dytë ishte gabim që ndodh, por ia dhuruam golat kundërshtarit, nuk ishte meritë e tyre.

Matematika na mban në lojë dhe duhet të luftojmë. Janë 15 pikë në lojë dhe diferenca është -6. Ky është objektivi ynë”, u shpreh ai për MCN TV.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img