Tuesday, November 26, 2024

Deliallisi: “Sot kërkova të merrnin pikët, herët e tjera kemi luajtur bukur, por nuk kemi marrë pikë. E merituam fitoren”

Lexo

Erzeni mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin 1-0, në ndeshjen e javës së 14-të. Pas ndeshjes, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi u shpreh për MCN TV:

“Fitorja? Kërkoj ndjesë për daljen time në ndeshjen e fundit, ka qenë për shkak të problemeve shëndetësore. Për sa i takon lojës kam punuar shumë për tëe ngritur moralin e ekipit, pasi ishim të rënë psikologjikisht. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne vuajtëm shumë ndaj Tiranës. Sot kishim fatin me vetë, teksa në ndeshjet e kaluar na ka munguar, komplimenta djemve për fitoren, bënë një ndeshje të mirë.

Më shumë lojë me topin në këmbë? Sot kërkova të merrnin pikët, pasi herët e tjera kemi luajtur bukur, por nuk kemi marrë pikë. Sot ua kërkova çunave për të marrë 3 pikët. Duruam dhe vuajtëm shumë, por nuk bëmë një ndeshje nga ato që jeni mësuar. Nuk kam luksin të zgjedh në stol, pasi na duhet lojtar që fiton faulle që të marrim frymë.

Rrezikuam shumë sot, por mendoj se e merituam fitoren. Kishim fat sot.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img