Saturday, July 27, 2024

Ahmataj: “Nuk ka pse të bëhet dramë, luajtëm për 90-të minuta në zonën e Erzenit. Është vetëm një rezultat”

Lexo

Tirana është mposhtur me rezultatin 1-0 përballë Erzenit në Rrogozhinë, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të. Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj, u shpreh për MCN TV:

Humbje? Ndodh në futboll që prej një mungesë përqendrimi dhe pëson gol. Pravuam shumë, por na mungoi finalizimi. Për këtë duhet të punojmë shumë për të mos bërë kështu gabimesh.

Deklaratat e Halilit, kush e fiki zjarrin? Kujt i referohesh? Rezultati është negativ, por ne provuam deri në fund. Mbajtëm kundërshtarin deri në fund. Shënuam 2 herë dhe na u anulua goli dhe mbajtëm lojtarët 1 kundër 1. Sigurisht duhet të kemi edhe rregullime, ne krijuam volume, raste dhe janë gjëra që rregullohen në të ardhen.

Dramë? Nuk ka pse të bëhet dramë, sepse luajtëm për 90-të minuta në zonën e Erzenit. Kundërshtari përveç golit nuk ka rrezikoi. Është thjeshtë vetëm një rezultat.

Stabiliteti mungon? Nuk po bëjmë rrotacion dhe kemi pasur lojtarë të dëmtuar si Kaina. Nuk është stërvitur me skuadrën. Kemi mungesë në mesfushë dhe e kemi marrë 1 në U-19. Mesfushorët tanë luajnë në ofensivë dhe kjo n aka krijuar paska problem. Kjo ka bërë që të kemi të tilla ndryshime.

Hasani në krah? Ajo që thash unë në fillim, ishte iniciativa që duhet të fillonin lojtarët që në fillim. Lojtarët duhet të driblonin dhe të merrnin superioritetin. Nuk po flasim për një skuadër që kemi shumë kohë në dispozicion bashkë dhe kjo besoj do të rregullohet në të ardhmen.

Dëmtimi i Hasanit apo po e ruani për Derbin? Po merren doktorët me ekzaminimet dhe nuk mund të them dot asgjë. Kishte dhimbje në këmbë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img